GREEN EMERALD RESIDENCE
Vazhdon të mendoj për çdo detaj, për një banesë të rehatshme
Zjarri, uji, vjedhjet, çdo ditë e më shumë po shkaktojnë dëme të mëdha materiale, por edhe lëndime dhe vdekje të njerëzve.
Prandaj për herë të parë në Kosovë dhe rajon, Green Emerald Residence, ka instaluar:
GREEN EMERALD RESIDENCE - ÇMON DHE KUJDESET PËR PRONËN TUAJ
Lajmëruesit automatik të zjarrit luajnë rol të madh në parandalimin e emergjencave të zjarrit. Qëllimi kryesor i një lajmëruesi automatik të zjarrit është detektimi i zjarrit në fazat e hershme, njoftimi i banoreve të objektit për zjarrin, si dhe raportimi te personat përgjegjës për marrjen e masave të nevojshme kundër zjarrit. Me këtë lajmërues automatik, sinjali do të shkojë tek pronari i banesës, si dhe në qendrën e kontrollit, tek oficeri i sigurimit të Green Emerald Residence.
GREEN EMERALD RESIDENCE - SIGURI E LARTË, JETË E REHATSHME
Detektori i rrjedhjes së ujit është një pajisje elektronike që është projektuar për të zbuluar praninë e ujit në dysheme dhe për të dhënë alarmin në kohë, në mënyrë që të parandalohen dëmtimet që vijnë nga rrjedhja e ujit brenda banesës. Me këtë detektor, sinjali do të shkojë tek pronari i banesës, si dhe në qendrën e kontrollit, tek oficeri i sigurimit të Green Emerald Residence.
GREEN EMERALD RESIDENCE - OAZA JUAJ NË MES TË QYTETIT
Detektori/senzori i vjedhjes është pajisje që shërben për të parandaluar dhe për të lajmëruar hyrjen e personave të paautorizuar në pronën/banesën tuaj. Me këtë detektor, sinjali i alarmit do të shkojë tek pronari i banesës, si dhe në qendrën e kontrollit, tek oficeri i sigurimit të Green Emerald Residence.
GREEN EMERALD RESIDENCE - INVESTIM SHUMËVJEÇAR ME VLERË SHUMË TË MADHE
Invertori është pajisje me bateri. Bateritë mbushen direkt me rrymë nga invertori dhe kur ndalet rryma, invertori aktivizohet. Kështu që, çdo banesë në Green Emerald Residence, në mënyrë individuale do të ketë rrymë 24 orë.
WWW.GREENEMERALD.INFO