Fasada është fytyra e çdo objekti

Fasada per fcb

Për herë të parë në Kosovë, në GREEN EMERALD RESIDENCE, për fasadim të jashtëm dhe për lyerje të mureve të brendshme janë përdorur vetëm produktet e kompanisë së mirënjohur sllovene JUB, e cila ofron garanci 10 vjeçare për produktet e saj, garancion të cilin do ta posedoje çdo banor i Green Emerald Rezidencë.

Green Emerald Rezidencë - ka zgjedhur me kujdesin më të madh secilin bashkëpunëtor, për të siguruar kushtet më të mira për një jetë më të mirë. Green Emerald Rezidencë, vazhdon përsosjet e tij edhe me fasadë JUB.

Fasada është fytyra e çdo objekti. Ajo e bën objektin me te kapshëm vizualisht, ia jep pamjen estetike, por edhe e mbron nga ndikimet atmosferike dhe e kursen energjinë e nevojshme për ngrohje dhe freski të objektit. Ndryshe, pa fasade kualitative, komplekset e mëdha nuk do të dukeshin bukur.
Fasada e Green Emerald Rezidencë ka ngjyrë të bardhë të kombinuar me të gjelbër si guri i çmueshëm Emerald, që është simboli i këtij kompleksi madhështor.

Aplikimi i materialeve të kualitetit të lartë JUB, bëhet nga punëtorë të kualifikuar dhe kompani e specializuar për vendosjen/aplikimin e këtyre produkteve, nën mbikëqyrje të arkitektëve nga kompania - JUB.

Fasada e përdorur në Green Emerald Rezidencë është me sipërfaqe me relief e padepërtueshme për lagështinë dhe rezistente ndaj temperaturave të ulëta dhe të larta. Për ta arritur këtë qellim, në Green Emerald Rezidencë është aplikuar:

  • Pllaka izoluese JUBIZOL EPS F GRAPHITE, th = 10 cm
  • Fasada (abrib) JUBIZOL ACRYL FINISH S - 1.5 mm nuanca e bardhë
  • Baza para fasadës "JUBIZOL UNIGRUND"
  • Ngjitës “JUBIZOL LEPILNA MALTA” për mbulimin dhe rrafshimin e rrjetave përgjatë tërë sipërfaqes izoluese
  • Rrjeta armuese “JUBIZOL" rrjeta e fasadës 160g/m²
  • Ngjitës “JUBIZOL LEPILNA MALTA” për ngjitjen pllakave izoluese, t = 0.5 - 1,5 cm

STIROPORI I GRAFITIT, th = 10 cm është polistiren i ekspanduar i pasuruar me grimca reflektuese të grafitit të cilat e refuzojnë nxehtësinë, ashtu si e refuzon pasqyra dritën. Përbërja e stiroporit e zvogëlon bartjen e nxehtësisë, aftësitë termoizoluese janë të përmirësuara për 40%, që i kontribuon efiçiencës energjike të objektit. Stiropori JUBIZOL EPS F GRAPHITE, th = 10 cm, është zgjedhja adekuate kur dëshirojmë më të mirën nga izolimi.
Disa nga karakteristikat e Stiroporit të Grafitit i cili është vendosur në Green Emerald Rezidencë janë:

  • Termoizolues i shkëlqyeshëm (40% më i mirë në krahasim me stiroporin e bardhe Slloven)
  • Thithshmëri e vogël e ujit
  • I përhershëm dhe i qëndrueshëm
  • I lëshueshëm për avullin
  • Ka veti të mira mekanike edhe në pesha të vogla
  • Miqësor për mjedisin
  • Ndërveprim i shkëlqyeshëm me ngjitës dhe me maltë
  • Dimensione stabile
  • Aplikohet lehtë